Rama: Bill Clinton u dha shpresën “shqiponjave” të përzëna nga vendi i tyre

Kryeministri Edi Rama në një fjalimin e tij përpara Kryeministrisë në ceremoninë zyrtare të pritjes së ish-presidentit të SHBA Bill Clinton, ka vlerësuar kontributin e tij për Shqipërinë dhe Kosovën. Ai u shpreh se kasapi i Beogradit, mund ta kishte përfunduar jetën në pushtet, nëse Clinton nuk do të kishte mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në […] The post Rama: Bill Clinton u dha shpresën “shqiponjave” të përzëna nga vendi i tyre appeared first on Newsbomb Albania.

Rama: Bill Clinton u dha shpresën “shqiponjave” të përzëna nga vendi i tyre

Kryeministri Edi Rama në një fjalimin e tij përpara Kryeministrisë në ceremoninë zyrtare të pritjes së ish-presidentit të SHBA Bill Clinton, ka vlerësuar kontributin e tij për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ai u shpreh se kasapi i Beogradit, mund ta kishte përfunduar jetën në pushtet, nëse Clinton nuk do të kishte mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Rama theksoi se Clinton nuk e ndihmoi Shqipërinë vetëm me ndihma humanitare, por i hapi rrugë edhe marrëdhënieve strategjike.

                                   Pjesë nga fjala e Ramës:

Vendlindja Clinton quhet ‘Hope’ shpresë dhe mbase nuk është krejt rastësi që shpresën ai ua dha shqiponjave të tij të përzënë nga shtëpia në Kosovë. Na mësoi me forcën e oratorisë së tij se të kesh shpresë do të thotë të besosh, se ka regjime dhe qeveri të këqij por nuk ka popuj të këqij.

Mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga i vendim historik mund të kishte qenë shumë e më e zymtë. Jo vetëm për Kosovën, por për pasojë edhe për të gjithë serbët, për dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit, janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku, që ta kthejnë në një vend duke jetuar në paqe ose ta lënë peng dhe të jetojnë në kurriz me njëri tjetrin.

Mund të thuhet se refugjatët shqiptar mund të mos ishin kthyer më në shtëpi. Vetë kasapi i Beogradit mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund t’i kishte grabitur kush e di sa kohë akoma të ardhmen Ballkanit. Kontributi për Shqiponjën tonë matanë Bjeshkëve është kontribut i çmuar. Clinton mbështeti Shqipërinë jo thjesht me programe ndihme, por i hapi rrugë marrëdhënieve strategjike.

The post Rama: Bill Clinton u dha shpresën “shqiponjave” të përzëna nga vendi i tyre appeared first on Newsbomb Albania.