Rama: Familjarët të lodhur pas pesë vitesh proces, por me besim se e vërteta do të triumfojë
Gazetari i Kanal10, Fidan Rama, në linjë direkte nga Haga për emisionin Gazeta, ka folur për gjendjen emocionale të familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së ditës së sotme të seancës në Hagë. Sipas tij, familjarët kanë qenë shumë të emocionuar dhe të përqendruar për ta ndjekur seancën e fundit, por njëkohësisht edhe të lodhur nga gjithçka


Gazetari i Kanal10, Fidan Rama, në linjë direkte nga Haga për emisionin Gazeta, ka folur për gjendjen emocionale të familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së ditës së sotme të seancës në Hagë.
Sipas tij, familjarët kanë qenë shumë të emocionuar dhe të përqendruar për ta ndjekur seancën e fundit, por njëkohësisht edhe të lodhur nga gjithçka që ka ndodhur gjatë këtyre pesë viteve të procesit gjyqësor.
“Janë shumë të emocionuar, të përqendruar për ta ndjekur seancën e fundit, shumë të lodhur nga gjithçka që ka ndodhur gjatë këtyre viteve dhe të dëshpëruar, por me besim se në fund e vërteta do të triumfojë dhe drejtësia do të jetë në anën tonë, në anën e familjarëve dhe të atyre që po akuzohen. Kanë qëndruar brenda nga ora 08:30 e mëngjesit deri në ora 15:00, ndërsa seanca sot u mbyll më herët”, ka deklaruar Rama.


