Rama ia “heq merakun Kurtit”, dorëzon 13 marrëveshjet e firmosura: Shpresoj që pas kësaj ta konfirmojë takimin

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka bërë një hap para për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Rama ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana e Shqipërisë. Kryeministri shqiptar ka thënë se se […]

Rama ia “heq merakun Kurtit”, dorëzon 13 marrëveshjet e firmosura: Shpresoj që pas kësaj ta konfirmojë takimin

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka bërë një hap para për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rama ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana e Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar ka thënë se se mbetet me shpresë që pas këtij hapi siç është shprehur ai “heqjes së merakut të Kurtit”, kryeministri të konfirmojë takimin me të.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje deklaroi se nëse nuk mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, nuk do të ketë takime të tjera mes tyre.

Kurti ka thënë se Ramën do ta takoj vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive, për takime tjera jo.

“Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera”, tha ai.

Kurti ka thënë se i ka propozuar kryeministrit Rama që të mbajnë mbledhjen e dy qeverive që sipas Kurtit “u anulua pa arsye”.

“Unë jam në kontakt me Edi Ramën. E di që do të vij për vizitë në Prishtinë, në kuadër të turit Ballkanik. Është thënë që ky tur ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës së Procesit të Berlinit që mbahet në muajin tetor. Miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Edi Rama që pasi do të vije e do të qëndroj dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë mbledhjen e dy qeverive që u anulua pa arsye”, tha Kurti.