Rama shkon të presë në Rinas Bill Clinton, ish-presidenti mbërrin në aeroport

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur me ceremoni zyrtare ardhjen e ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton. Avioni me të cilin po udhëtonte Clinton është ulur në tokën shqiptare pak minuta më parë. Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Clinton […] The post Rama shkon të presë në Rinas Bill Clinton, ish-presidenti mbërrin në aeroport appeared first on Newsbomb Albania.

Rama shkon të presë në Rinas Bill Clinton, ish-presidenti mbërrin në aeroport

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur me ceremoni zyrtare ardhjen e ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton. Avioni me të cilin po udhëtonte Clinton është ulur në tokën shqiptare pak minuta më parë.

Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.  Clinton vjen për herë të parë në Shqipëri, në shenjë falenderimi për atë që ai dhe vendi i tij kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe së dyti, vjen në një moment të vështirë për Kosovën.

Clinton njihet si presidenti që ka bërë shumë për shqiptarët. Historia flet për të, pasi është presidenti që i dha urdhër NATO-s të ndërhynte në vitin 1999 në Kosovë e të bombardonte trupat jugosllave.

The post Rama shkon të presë në Rinas Bill Clinton, ish-presidenti mbërrin në aeroport appeared first on Newsbomb Albania.