Ramiz Shala: Shteti i Kosovës është produkt i sakrificës së brezave, jo i kompromiseve politike
Komentatori Ramiz Shala, në emisionin Adresa tha se shteti i Kosovës nuk është thjesht rezultat i kompromiseve politike, por i sakrificës së brezave që luftuan për lirinë e vendit. “Fryma e shtetit tonë qëndron te varrezat e dëshmorëve, sakrifica sublime e familjes Jashari dhe lufta legjendare e Kryekomandantit legjendar,” tha Shala në Adresa. Ai ka


Komentatori Ramiz Shala, në emisionin Adresa tha se shteti i Kosovës nuk është thjesht rezultat i kompromiseve politike, por i sakrificës së brezave që luftuan për lirinë e vendit.
“Fryma e shtetit tonë qëndron te varrezat e dëshmorëve, sakrifica sublime e familjes Jashari dhe lufta legjendare e Kryekomandantit legjendar,” tha Shala në Adresa.
Ai ka shtuar se ata që sot bien ndesh me normat kushtetuese nuk e kuptojnë lirinë dhe shtetin që është ndërtuar me vite përmes përpjekjeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe brezave të tjerë që sakrifikuan.
Shala komentoi edhe rëndësinë e Kushtetutës së Kosovës dhe për kompromisin që hartuesit e saj bënë mes asaj që duhej dhe asaj që qytetarët dëshironin.
Sipas Shalës, “nëse do t’u pyesnit qytetarët sot, shumica nuk do ta pranonin këtë Kushtetutë, sepse parimi i normës juridike është i ndërlikuar dhe njerëzit do të donin që brenda saj të përfshihej edhe flamuri i UÇK-së. Unë personalisht do të kisha dashur që flamuri kombëtar të ishte i theksuar në secilin kapitull,” ka thënë ai.
Megjithatë, Shala ka shtuar se fryma e shtetit që kemi sot bazohet mbi sakrificën e dëshmorëve, familjes Jashari dhe luftën legjendare të Kryekomandantit, duke theksuar se ata që sot bien ndesh me Kushtetutën nuk e kuptojnë vlerën e lirisë dhe shtetit të ndërtuar me përpjekje të jashtëzakonshme.
“Kosova nuk është thjesht një kompromis politik; është produkt i sakrificës dhe kurajës së brezave që e kanë bërë të mundur ekzistencën e shtetit tonë,” ka përfunduar Shala.
Deklarata e plotë:


