Raporti: Ushtrisë izraelite i duhen edhe 4 javë për të përfunduar operacionin në Rafah

Ushtria izraelite vlerëson se nevojiten edhe katër javë shtesë për të përfunduar operacionin e saj ushtarak në qytetin jugor Rafah të Gazës, sipas transmetuesit izraelit Channel 12. Raporti pretendon se ushtrisë i duhen edhe disa javë të tjera për të eliminuar tunelet e mbetura në qytet. Izraeli ka thënë se pushtimi i Rafahut është jetik [...]Read More...

Raporti: Ushtrisë izraelite i duhen edhe 4 javë për të përfunduar operacionin në Rafah

Ushtria izraelite vlerëson se nevojiten edhe katër javë shtesë për të përfunduar operacionin e saj ushtarak në qytetin jugor Rafah të Gazës, sipas transmetuesit izraelit Channel 12.

Raporti pretendon se ushtrisë i duhen edhe disa javë të tjera për të eliminuar tunelet e mbetura në qytet.

Izraeli ka thënë se pushtimi i Rafahut është jetik në përpjekjet e tij për ta shfarosur Hamasin, pasi ky grup e kreu një sulm befasues në Izrael më 7 tetor, ku vrau 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë.

Lufta izraelite në Gazë prej atëherë i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./abcnews.al