Reagon Komisioni i Pavarur i Mediave për rastin e Klan Kosovës

Reagon KPM-ja për rastin e Klan Kosovës. Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve (ARBK) për të pezulluar certifikatën e biznesit të shoqërisë tregtare “Klan Kosova sh.p.k”. Sipas njoftimit, KPM-ja është duke e analizuar rastin konform Ligjit për KPM-në […]

Reagon Komisioni i Pavarur i Mediave për rastin e Klan Kosovës

Reagon KPM-ja për rastin e Klan Kosovës.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve (ARBK) për të pezulluar certifikatën e biznesit të shoqërisë tregtare “Klan Kosova sh.p.k”.

Sipas njoftimit, KPM-ja është duke e analizuar rastin konform Ligjit për KPM-në dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me dhënien e licencës dhe vlerësimin e aplikacioneve për licencë.

“Rasti do të trajtohet në mbledhjen e KPM-së të premten më 16 qershor 2023”, thuhet në reagimin e KPM-së në Facebook.

Të mërkurën, ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka iniciuar kallëzim penal ndaj Klan Kosovës.

Reagimi i plotë:

Njoftim

Komisioni i Pavarur i Mediave është vënë në dijeni se sot Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ia ka pezulluar çertifikatën e biznesit shoqërisë tregtare “Klan Kosova sh.p.k”.

Komisioni është duke e analizuar rastin konform Ligjit për KPM-në dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me dhënien e licencës dhe vlerësimin e aplikacioneve për licencë.

Rasti do të trajtohet në mbledhjen e KPM-së të premten më 16 qershor 2023.