Reagon Komuna e Prishtinës: Rama e asnjë zyrtar komunal s’janë intervistuar nga Prokuroria Speciale

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj pretendimeve për nisje të hetimeve nga Prokuroria Speciale për kontratën me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, raporton Ekonomia Online. Në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, Kryeqyteti ka bërë të ditur se asnjë zyrtar komunal, përfshirë kryetarin Përparim Rama, nuk është kontaktuar e as intervistuar nga Prokuroria Speciale. […]

Reagon Komuna e Prishtinës: Rama e asnjë zyrtar komunal s’janë intervistuar nga Prokuroria Speciale

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj pretendimeve për nisje të hetimeve nga Prokuroria Speciale për kontratën me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

Në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, Kryeqyteti ka bërë të ditur se asnjë zyrtar komunal, përfshirë kryetarin Përparim Rama, nuk është kontaktuar e as intervistuar nga Prokuroria Speciale.

“Kryeqyteti nuk ka asnjë informatë apo komunikim zyrtar rreth fillimit të hetimeve për kontratën me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit. Asnjë zyrtar komunal nuk është kontaktuar e as intervistuar nga Prokuroria Speciale. As kryetari i Kryeqytetit nuk është ftuar për intervistim në asnjë cilësi për këtë kontratë, dhe për asnjë hetim tjetër për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e tyre.