Refuzoi ftesën, Gazment Bardhi: Ceremonia e pritjes së Clinton ishte private e Edi Ramës, jo shtetërore

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka thënë se ka marrë ftesë për të qenë prezent në ceremoninë e organizuar në nder të ish-presidentit të SHBA Bill Clinton, por ka refuzuar të marrë pjesë. Ai u shpreh për “News24” se Clinton është mik i kombit shqiptar dhe meriton vlerësimiin e të gjithë shqiptarëve. […] The post Refuzoi ftesën, Gazment Bardhi: Ceremonia e pritjes së Clinton ishte private e Edi Ramës, jo shtetërore appeared first on Newsbomb Albania.

Refuzoi ftesën, Gazment Bardhi: Ceremonia e pritjes së Clinton ishte private e Edi Ramës, jo shtetërore

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka thënë se ka marrë ftesë për të qenë prezent në ceremoninë e organizuar në nder të ish-presidentit të SHBA Bill Clinton, por ka refuzuar të marrë pjesë.

Ai u shpreh për “News24” se Clinton është mik i kombit shqiptar dhe meriton vlerësimiin e të gjithë shqiptarëve. Sipas Bardhit, vlerësimi i figurës së tij duhej të bëhej nga presidenti dhe sot nuk pati ceremoni shtetërore por një ceremoni private të Edi Ramës.

“Presidenti Clinton është mik i Shqipërisë, shqiptarëve dhe kombit shqiptar. Çdo shqiptar i është përjetë mirënjohës Presidentit Clinton për atë që ka bërë për kombin shqiptar dhe veçanërisht për Kosovën.

Figura e Presidentit Clinton meriton vlerësimin e të gjithë kombit shqiptar dhe çdo vlerësim i figurës së tij mund dhe duhet të bëhej nga Presidenti i Republikës me dekoratën më të lart shtetërore. Sot nuk ka pasur një ceremoni shtetërore të nderimit të rolit dhe figurës së tij, por një ceremoni private të Edi Ramës, diktuar që në ftesë. Pjesë e shoë-t të Edi Ramës kam refuzuar dhe do të refuzoj gjithmonë të bëhem pjesë”., ka thënë Bardhi.

The post Refuzoi ftesën, Gazment Bardhi: Ceremonia e pritjes së Clinton ishte private e Edi Ramës, jo shtetërore appeared first on Newsbomb Albania.