Enis Rexhepi drejt Kosovës? Talenti i Stuttgartit takohet me drejtuesit e FFK-së

Futbollisti i ri Enis Rexhepi mund të jetë një nga emrat që do të shqyrtojnë mundësinë e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
18-vjeçari, i cili ka përfaqësuar Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, është takuar të premten e kaluar në Stuttgart me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Sipas informacioneve të bëra publike, bisedimet mes palëve kanë qenë shumë pozitive, ndërsa Rexhepi po e konsideron seriozisht mundësinë që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën.
Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur ndonjë vendim përfundimtar nga futbollisti, ndaj mbetet të shihet nëse ai do të zgjedhë të veshë fanellën e Kosovës në vazhdim të karrierës së tij ndërkombëtare./Albinfo.ch
The post Enis Rexhepi drejt Kosovës? Talenti i Stuttgartit takohet me drejtuesit e FFK-së appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



