Rifillon qarkullimi i kamionëve edhe në kufirin me Serbinë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve të tjera transportuese në kufirin me Serbinë. “Ju njoftojmë se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë, i cili ishte i bllokuar që nga data,26.01.2026”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre. Bllokada erdhi pas një


Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve të tjera transportuese në kufirin me Serbinë.
“Ju njoftojmë se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë, i cili ishte i bllokuar që nga data,26.01.2026”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.
Bllokada erdhi pas një proteste të transportuesve ku ishin të përfshira edhe vende të tjera të rajonit.


