Rikthimi i Bashës në krye të PD? Agron Duka: Ndarjet brenda partisë janë parimore, nuk bashkohen më  

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, foli për situatën dhe zhvillimet brenda opozitës. Teksa u pyet për rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD, Duka tha se nuk mund të flasë për këtë, por u shpreh me bindje  të plotë se kjo forcë politke nuk do të bashkohet pas përçarjeve që kanë prej […] The post Rikthimi i Bashës në krye të PD? Agron Duka: Ndarjet brenda partisë janë parimore, nuk bashkohen më   appeared first on Newsbomb Albania.

Rikthimi i Bashës në krye të PD? Agron Duka: Ndarjet brenda partisë janë parimore, nuk bashkohen më  

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, foli për situatën dhe zhvillimet brenda opozitës. Teksa u pyet për rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD, Duka tha se nuk mund të flasë për këtë, por u shpreh me bindje  të plotë se kjo forcë politke nuk do të bashkohet pas përçarjeve që kanë prej më shumë se një viti.

“Unë nuk kam tagrin te flas për Bashën se nuk, lidhje me partinë e tij. Sapo kanë filluar ndasinë këta nuk bashkohen, me gjithë tentativat që janë bërë. Ata nuk bashkohen më sepse ndarjet e tyre janë parimore.

Bëjmë koalicion pas zgjedhjeve si opozitë dhe ka shumë mundësi për të fituar zgjedhjet, sesa tani që luftojnë njëra-tjetrën. Shumë më mirë që këta krijojnë përfundimisht forcën e vet politike, me apo pa Bashën. Ne jemi takuar me deputetë të Rithemelimit, tani mbetet të takohemi më kryetarë të partive”, u shpreh Duka në News24.

The post Rikthimi i Bashës në krye të PD? Agron Duka: Ndarjet brenda partisë janë parimore, nuk bashkohen më   appeared first on Newsbomb Albania.