RMV, afati për paraqitjen e kërkesave për mbështetje financiare në bujqësi është shtyrë deri më 31 korrik

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – IPARD, njofton ekonomitë bujqësore se afati për paraqitjen e kërkesave në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024 është shtyrë deri më 31 korrik, transmeton Portalb.mk. Gjatë kësaj periudhe paraqiten kërkesat për: Prodhim bimor për sipërfaqe bujqësore/arë me kultura gjysmë produktive […]

RMV, afati për paraqitjen e kërkesave për mbështetje financiare në bujqësi është shtyrë deri më 31 korrik

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – IPARD, njofton ekonomitë bujqësore se afati për paraqitjen e kërkesave në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024 është shtyrë deri më 31 korrik, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj periudhe paraqiten kërkesat për:

Prodhim bimor për sipërfaqe bujqësore/arë me kultura gjysmë produktive dhe kultura bimore, për mirëmbajtjen e sipërfaqeve ekzistuese me plantacione frutash dhe hardhie si dhe një sipërfaqe për prodhimin e farës dhe materialit fidanor të certifikuar, prodhimtari blegtorale për krerë gjedhe të shënuara, dele dhe dhi, për dosat, familjet e bletëve si dhe për bagëtinë e therur prodhimi bujqësor organik

Kërkesat paraqiten në sistemin elektronik të Agjencisë nga ana e ekonomive bujqësore dhe nëse kanë nevojë për ndihmë mund t’u drejtohen njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.
Linku për të hyrë në aplikacion është: www.ipardpa.gov.mk – Pagesa direkte e-subvencione.

Duke hapur këtë linkun, në fushën “Njoftimet/udhëzimet” vihen në dispozicion udhëzimet e detajuara për paraqitjen e kërkesës, Lista e dokumenteve të kërkuara, si dhe Programi dhe udhëzimi për pagesat direkte, në të cilat janë të paraqitura në mënyrë të detajuar kushtet dhe shuma financiare e mbështetjes.