RMV, fëmijët në kopshte të mos nxirren jashtë pas orës 11, gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë, rekomandoi qeveria për shkak të nxehtit

Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike paralajmëroi qytetarët se Maqedonia e Veriut prej sot (19 qershor) e deri në fundjavë do të hyjë në fazën portokalli. Temperaturat do të variojnë mes 30 dhe 40 gradë Celsius, që nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit, transmeton Portalb.mk. Nga nesër deri të dielën Maqedonia e Veriut do […]

RMV, fëmijët në kopshte të mos nxirren jashtë pas orës 11, gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë, rekomandoi qeveria për shkak të nxehtit

Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike paralajmëroi qytetarët se Maqedonia e Veriut prej sot (19 qershor) e deri në fundjavë do të hyjë në fazën portokalli. Temperaturat do të variojnë mes 30 dhe 40 gradë Celsius, që nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit, transmeton Portalb.mk.

Nga nesër deri të dielën Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e një mase ajri e ngrohtë që vjen nga jugu, dhe që do të shkaktojë mot me diell dhe të ngrohtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Plani i veprimit i Qeverisë parashikon:

Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, p.sh.: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç; Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00; Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm, të pastrehë; Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.

Nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike thonë se, sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe të llogaritura të temperaturave ekstreme territori i vendit nesër do të jetë me ngjyrë të verdhë aktive, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pollogut në nivel portokalli për rrezik nga temperaturat e larta.

Për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave, nga e enjtja në të gjithë vendin do të jetë aktiv niveli portokalli.