RMV, filloi paraqitja elektronike për regjistrim në shkollat e mesme, do të zgjasë deri më 25 qershor

Nga sot e deri të martën e ardhshme, më 25 qershor, po bëhet regjistrimi i parë elektronik i nxënësve për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025, transmeton Portalb.mk. Paraqitja bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit (https://e-uslugi.mon.gov.mk) me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme […]

RMV, filloi paraqitja elektronike për regjistrim në shkollat e mesme, do të zgjasë deri më 25 qershor

Nga sot e deri të martën e ardhshme, më 25 qershor, po bëhet regjistrimi i parë elektronik i nxënësve për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025, transmeton Portalb.mk.

Paraqitja bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit (https://e-uslugi.mon.gov.mk) me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes profileve të tyre të përdoruesve në schools.mk.

“Udhëzimet për hyrjen në sistem dhe plotësimin e aplikacionit do të vendosen me link në faqen e kyçjes/log-init”, njofton Ministria e Arsimit.

Jo më vonë se data 26 qershor deri në orën 9:00 çdo shkollë duhet të publikojë listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira të mbetura pas regjistrimit të parë.

Në shkollat ​​ku do të ketë testim kualifikues, do të organizohet më 28 qershor, kurse listat përfundimtare me rezultatet do të shpallen më 28 qershor ndonjë ambient publik të shkollës.

Regjistrimi i dytë në periudhën e regjistrimit të qershorit do të jetë në datat 1 dhe 2 korrik deri në orën 15:00. Në fund të muajit mars, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike për vitin akademik 2024/2025. Në të gjenden dokumentet e nevojshme, mënyrën e aplikimit dhe afatet e konkurrimit.

LEXO: Nga e enjtja fillojnë regjistrimet për nxënësit e shkollave të mesme