RMV, në mesnatë do të ndryshojë çmimi i dizelit
Nga mesnata, çmimi me pakicë i Eurodizelit zvogëlohet për një denar për litër, thuhet në vendimin e fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk. Nga sonte, një litër dizel do të shitet me çmim prej 70 denarë. Ndryshon edhe çmimi i mazutit, i cili do të rritet për 0,022 denarë për kilogram dhe […]
![RMV, në mesnatë do të ndryshojë çmimi i dizelit](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/DSCN1230.jpg?fit=1024%2C768&ssl=1)
Nga mesnata, çmimi me pakicë i Eurodizelit zvogëlohet për një denar për litër, thuhet në vendimin e fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.
Nga sonte, një litër dizel do të shitet me çmim prej 70 denarë.
Ndryshon edhe çmimi i mazutit, i cili do të rritet për 0,022 denarë për kilogram dhe do të shitet me çmim prej 41,029 denarë për kilogram.
Derivatet tjera mbeten me çmime të pandryshuara. Benzina Eurosuper BS-95 kushton 80 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 shitet për 82 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë mbetet me çmim prej 69 denarë për litër.