RMV, numri i vdekjeve të dhunshme vitin e kaluar ishte më i ulëti në tre dekadat e fundit

Numri i personave të vdekur nga vdekja e dhunshme në vitin 2023 në vend është ulur me 15,2 përqind krahasuar me një vit më parë dhe ka arritur në 412 persona. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), numri i njerëzve që vdiqën nga vdekja e dhunshme vitin e kaluar ishte në fakt […]

RMV, numri i vdekjeve të dhunshme vitin e kaluar ishte më i ulëti në tre dekadat e fundit

Numri i personave të vdekur nga vdekja e dhunshme në vitin 2023 në vend është ulur me 15,2 përqind krahasuar me një vit më parë dhe ka arritur në 412 persona. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), numri i njerëzve që vdiqën nga vdekja e dhunshme vitin e kaluar ishte në fakt më i ulëti në tre dekadat e fundit, transmeton Portalb.mk.

Ata që kanë vdekur nga vdekja e dhunshme përbëjnë 2 për qind të totalit të vdekshmërisë.

Sipas gjinisë, në strukturën e të vdekurve nga vdekja e dhunshme, meshkujt kanë një peshë më të madhe, si në vitet e kaluara, me 72,8 për ind.

Në numrin total të rasteve të vdekjeve të dhunshme, “aksidentet” përbëjnë gati 70 për qind, “vetëvrasjet” 25 përqind dhe “vrasjet” gati 5 përqind.

Në kategorinë “raste aksidentale”, më së shumti vdekje kanë ndodhur për shkak të “Shkaqe të tjera të jashtme të lëndimit aksidental” – gjithsej 187.