RMV, numri po rritet, 36 ish-deputetë do të marrin rreth 2.000 euro, para nga shteti

Me vetëm një votë kundër sot Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend ka miratuar vendimin për marrjen e apanazhit për nëntë ish-deputetë të tjerë, Arben Ziberi, Latife Shikovska, Enes Ibraim, Snezhana Kalevska Vançevska, Bastri Bajrami, Vjollca Ademi dhe Bedri Fazli, transmeton Portalb.mk. Paraprakisht, 29 deputetë nga përbërja e mëparshme parlamentare kanë kërkuar dhe kanë […]

RMV, numri po rritet, 36 ish-deputetë do të marrin rreth 2.000 euro, para nga shteti

Me vetëm një votë kundër sot Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend ka miratuar vendimin për marrjen e apanazhit për nëntë ish-deputetë të tjerë, Arben Ziberi, Latife Shikovska, Enes Ibraim, Snezhana Kalevska Vançevska, Bastri Bajrami, Vjollca Ademi dhe Bedri Fazli, transmeton Portalb.mk.

Paraprakisht, 29 deputetë nga përbërja e mëparshme parlamentare kanë kërkuar dhe kanë marrë apanazh. Ata, për një periudhë të caktuar, jo më shumë se një vit, do të marrin të njëjtën pagë parlamentare.

Sot është pranuar edhe kërkesa për kompensim gjatë  shkuarjes në pension nga ish-deputetët Kole Çarakçiev, Stojan Milanov dhe Panço Minov.

Ndryshe, 26 deputetë do të marrin kompensimin gjatë një viti kalendarik, pra 12 muajve.  Të drejtën e apanazhit për një vit do ta shfrytëzojnë Zhaklina Lazarevska, Sonja Mihajlovska, Nenad Kociq, Marija Georgievska, Sanela Shkriel, Darko Kaevski, Marija Kostadinova, Marija Angelova, Emilia Rambabova, Lupço Balkovski, Belkisa Zeqiri, Daniela Kadri Koleva, Adnan Neziri, Lolita Ristova, Dime Velkovski, Artina Qazimi, Marija Koçovska, Muhamed Kadriov, Igor Janushev, Maja Moraçanin, Bobi Mojskoski, Kastriot Rexhepi, Laze Tanevski, Martin Kostovski dhe Mirçe Axhiovski.

57 deputetë kanë të drejtë apanazhi nga përbërja paraprake  parlamentit pasi nuk janë pjesë e përbërjes së re. Afati për paraqitjen e kërkesës për apanazh përfundon më 28 qershor.

Sipas Ligjit për pagat dhe kompensimet tjera të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar, deputeti merr apanazh tre mujor nëse ka mbajtur pozitën gjashtë muaj, apanazh në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh marrin deputeëtë që kanë qenë në detyrë nga gjashtë muaj e një ditë deri në 12 muaj, një deputeti i jepet një apanazh nëntë muajsh nëse ka mbajtur detyrën për 12 muaj dhe një ditë deri në 24 muaj, ndërsa një deputeti i jepet apanazh një vjeçar nëse ka mbajtur detyrën për 24 muaj e një ditë më shumë.

Apanazhi është në masën e pagës së deputetëve dhe paguhet nga Kuvendi.

Apanazhi, apo kompensimi financiar gjatë kohë në RMV është temë e diskutueshme duke pasur parasysh se funksionarët marrin para në kurriz të shtetit, edhe pasi që të ndalojnë kryerjen e funksionit.

LEXO: RMV, deri tani është miratuar apanazhi i 29 deputetëve nga përbërja paraprake parlamentare