RMV, partneriteti publiko-privat dhe koncesionet drejt harmonizimit me direktivat e BE-së

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kërkuar që Maqedonia e Veriut të sigurojë harmonizim të legjislaturës me Direktivat e BE-së për partneritetin publiko-private dhe dhënien e koncesioneve. Kërkesa theksohet qartë edhe në Raportin e vitit 2022 ku thuhet se është vonuar finalizimi dhe miratimi i Ligjit për Partneritetin publik-privat (PPP) dhe koncesionet me të cilin krijohen udhëzime […]

RMV, partneriteti publiko-privat dhe koncesionet drejt harmonizimit me direktivat e BE-së

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kërkuar që Maqedonia e Veriut të sigurojë harmonizim të legjislaturës me Direktivat e BE-së për partneritetin publiko-private dhe dhënien e koncesioneve. Kërkesa theksohet qartë edhe në Raportin e vitit 2022 ku thuhet se është vonuar finalizimi dhe miratimi i Ligjit për Partneritetin publik-privat (PPP) dhe koncesionet me të cilin krijohen udhëzime të qarta, politika transparente dhe ekipe efikase në sektorin publik dhe privat për të përmirësuar efektivitetin dhe përshtatshmërinë e projekteve të tilla.

Por vetëm në mars të këtij viti, Kuvendi arriti ta miratojë ligjin me procedurë të shkurtuar dhe 63 vota “për”. Bashkimi Evropian në takimi e 18-të të Nënkomitetit të marrëveshjes së stabilizim asociimit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregun e brendshëm, konkurrencën, mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetit, përshëndeti miratimin, pavarësisht se ishte miratuar me procedurë të cilën vetë BE-ja e ka kritikuar, transmeton Portalb.mk. 

Ligji, përveç tjerash gjithashtu parashikon përmirësimin e monitorimit të rreziqeve fiskale që rrjedhin nga PPP-të, dhe lehtëson rritjen e planifikuar të investimeve publike.

“Kapaciteti i Ministrisë së Ekonomisë, në lidhje me koncesionet dhe PPP-të, mbetet i kufizuar. Gjatë vitit 2021 janë lidhur pesë marrëveshje të reja për krijimin e një PPP. Duhet të krijohet regjistri i PPP-ve dhe regjistri i koncesioneve”, vërejti KE në raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut.

Pasi që rekomandimet nga raporti i vitit të kaluar nuk u zbatuan plotësisht, në vitin e ardhshëm, KE propozoi që vendi duhet në veçanti të “miratojë Ligjin për partneritet publiko-privat (PPP) dhe për koncesionet, për të harmonizuar më tej kuadrin ligjor në këto fusha me acquisin e BE-së; të përmirësojë bashkërendimin ndërmjet aktorëve kryesorë dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për të zbatuar parimet e transparencës, konkurrencës së lirë, trajtimit të barabartë dhe mos-diskriminimit”

Rëndësia e PPP-ve për zhvillimin e një vendi

Përvoja globale me partneritete publike-private tregon potencialin e PPP-ve për avancimin e zhvillimit socio-ekonomik në vendet me infrastrukturë të zhvilluar pamjaftueshëm, siç është Maqedonia e Veriut. Megjithatë, PPP-të nuk duhet të përdoren kurrë për të anashkaluar procesin e rregullt të buxhetit dhe për të ndërmarrë investime që nuk mund t’i përballojnë paratë publike dhe/ose përfituesit. PPP duhet të përdoret vetëm nëse mund të bëhet në mënyrë të qëndrueshme – ose sepse PPP është më kosto-efektive se investimi publik tradicional ose sepse financimi i përfituesve mund të bëhet në një mënyrë të qëndrueshme.

Me sjelljen e këtij ligji rregullohet ndarja e koncesioneve të të mirave me interes të përgjithshme dhe marrëveshjeve për vendosjen e partneritetit publik privat, mbrojtja juridike për secilin person me të cilin ka ose ka pasur interes për marrjen e marrëveshjes së tillë dhe që ka rrezikuar ose rrezikon të jetë i dëmtuar në procedurën për ndarjen e kësaj marrëveshje, si dhe çështje tjera në lidhje me koncesionin e të mirave me interes të përgjithshëm dhe marrëveshjeve për vendosjen e partneritetit publik privat.

Qëllimi i rregullimit të kuadrit ligjor mbi këtë çështje është të mundësohet angazhim për financim të koncesionit të të mirave me interes të pergjithshem dhe marrëveshjes për vendosjen e partneritetit publik privat në bazë të parimeve të barazisë, transparences, mosdiskriminimit, proporcionalitetit, pranimit të ndersjelle, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe efikasitetit në procedure për lidhjen e marrëveshjes për koncesion të të mirave me interes të përgjithshëm dhe marrëveshjes për vendosjen e partneritetit publik privat, si dhe kryerjen e puneve kualitative dhe efikase të shërbimeve nga marrëveshja e lidhur për koncesion dhe marrëveshjes për vendosjen e partneritetit publik privat.

Problemet me PPPt- në Maqedoninë e Veriut

Ka disa kufizime dhe një fleksibilitet të madh në kuadër LKPPP. Formulimet në LKPPP nuk parashikojnë kufizime në lidhje me strukturat apo llojet e PPP-ve që mund të përdoren në vend. E vetmja formë e financimit privat që nuk parashikohet në ligj është të ndërto-zotërosh-operosh, sepse modeli i koncesioneve i parashikuar në LKPPP supozon një periudhë të kufizuar të përfshirjes së partnerit privat dhe nënkupton pronësinë shtetërore të asetit bazë. d.m.th shërbimi gjatë ose pas skadimit të periudhës së kontratës PPP.12 Në përgjithësi, institucionet qeveritare kanë fleksibilitet të konsiderueshëm për sa i përket strukturimit dhe hartimit të projekteve kur dëshirojnë të zbatojnë PPP-të në çdo sektor.

Në Maqedoni, burimet publike nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për investime. Qeveria po kërkon me ambiciozitet një mënyrë për të rritur 2% të PBB-së aktuale të alokuar për investime kapitale publike në mbi 4,5% të PBB-së. Nëse bëhet siç duhet, PPP mund të përdoret në mënyrë strategjike, të qëndrueshme dhe efektive për të ofruar shërbime kyçe të infrastrukturës, të cilat do të plotësojnë një pjesë të këtyre nevojave.

Edhe pse disa PPP tashmë janë duke u zhvilluar në Maqedoni, vendi ende nuk po i shfrytëzon plotësisht mundësitë e ofruara nga një program PPP i plotë dhe mirëfunksional. Deri tani ka pasur vetëm disa projekte të mëdha në nivel kombëtar që kanë arritur rezultate të përziera. Për shembull, paketa PPP për aeroportet e Shkupit dhe të Ohrit duket të jetë e suksesshme, megjithëse shumë pak detaje janë të disponueshme publikisht. Edhe pse ligji PPP u ndryshua njëherë në vitin 2012, vetëm 29 projekte, shumica e të cilave janë shumë të vogla, janë zbatuar në kuadër të kornizës së ligjit të ndryshuar. Në periudhën pas vitit 2012, sipërmarrja e ngjashme me PPP-në e lidhur me Zonën e Veçantë Ekonomike të Tetovës ka ngecur kryesisht për shkak të problemeve në aspektin e bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara. Shumica e PPP-ve zhvillohen në nivel komunal, kryesisht në fushën e ndriçimit rrugor dhe objekteve publike. Edhe pse ato janë të dobishme në plotësimin e nevojave lokale për shërbime publike, janë ende të kufizuara për sa i përket shtrirjes dhe ndikimit të tyre.

Disa nga PPP-të e planifikuara në nivel lokal nuk po përparojnë për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme zbatuese. Pavarësisht nga ngurrimi që duket, mbetet një interes i konsiderueshëm për PPP-të midis institucioneve publike në nivel lokal dhe kombëtar, në një sërë sektorësh duke përfshirë energjinë, transportin, objektet publike, shëndetin dhe menaxhimin e mbetjeve. Numri i kufizuar dhe efektiviteti i kufizuar i PPP-ve janë rezultat i mangësive institucionale si dhe i kapaciteteve të pamjaftueshme njerëzore. Ligji për Koncesionet dhe Partneritetet Publiko-Privat i vitit 2012 ofron një bazë solide për menaxhimin e PPP-ve, megjithëse disa aspekte duhet të harmonizohen më tej me legjislacionin e BE-së, në veçanti ndarja e koncesioneve për burimet materiale nga PPP-të për shërbimet publike. Përdorimi efektiv i PPP në praktikë parandalohet sepse nuk ka politika dhe strategji publike se si duhet të përdoret PPP për zhvillimin kombëtar, nuk ka rregullore të detajuara, udhëzime dhe dokumentacion standard që institucionet qeveritare të informohen se si duhet ta përdorin këtë instrument. Nëse një institucion vendos të zbatojë një PPP, mungesa e rregulloreve dhe udhëzimeve specifike çon në rezultate të ndryshme në nivel projekti. Prandaj, institucionet e shmangin plotësisht këtë modalitet për shkak të rrezikut të perceptuar gjatë zbatimit si rezultat i njohjes së pamjaftueshme të këtij instrumenti. Për më tepër, përgjegjësitë e paqarta institucionale për PPP-të pengojnë zbatimin dhe menaxhimin efektiv të planit PPP, vlerëson analiza e Eko Svest.

Procedura e përgjithshme për dhënien e koncesioneve

Termi koncesion nënkupton të drejtën për të përdorur punë publike, shërbime ose mallra me interes të përgjithshëm për qëllime të kryerjes së një veprimtarie të caktuar ekonomike për të cilën koncesionari i paguan një tarifë të caktuar Republikës së Maqedonia e Veriut. Dhënia e koncesioneve për shembull, për hidrocentrale të vogla rregullohet me disa ligje, një prej të cilëve është Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publiko-Privat. Koncesioni jepet në bazë të një thirrjeje publike të bërë nga një komision i krijuar nga Qeveria i cili përgatit dokumentacionin e tenderit dhe Qeveria e miraton atë. Sipas këtij ligji, kriter për zgjedhjen e ofertës më të favorshme mund të jetë oferta ekonomikisht më e favorshme ose tarifa koncesionare e ofruar më e lartë. Komisioni për dhënien e koncesionit përgatit një raport me shkrim për vlerësimin e kryer me propozim për zgjedhjen e ofertës më të favorshme, në bazë të të cilit Qeveria merr Vendim për zgjedhjen e ofertës më të favorshme.

Zgjidhja dhe ndërprerja e marrëveshjes për koncesion

Për zgjidhjen dhe ndërprerjen e marrëveshjes së koncesionit janë dhënë opsionet, me: skadimin e periudhës së vlefshmërisë së kontratës së koncesionit, përfundimin e njëanshëm të marrëveshjes nga koncensiondhënësi ose koncesionari, zgjidhje miqësore e marrëveshje, falimentimin ose likuidimin e koncesionarit, nëse në marrëveshjen e koncesionit nuk parashikohet ndryshe, dhe rastet e tjera të parashikuara nga ligji dhe marrëveshja për koncesionin e mallrave me interes të përgjithshëm.

Zgjidhja e njëanshme e kontratës nga koncensiondhënësi Zgjidhja e njëanshme e marrëveshjes së koncesionit nga koncesionari Zgjidhja miqësore e marrëveshjes së koncesionit

Koncensiondhënësi dhe koncesionari mund të zgjidhin në mënyrë miqësore kontratën për shkak të shkeljes së detyrimeve kontraktuale nga koncensionari ose koncesionari në përputhje me rregulloret në fuqi dhe sipas dispozitave të marrëveshjes.

Shumë nga përvojat në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ndërtimin e projekteve të mëdha mbi parimin e partneritetit publiko-privat (PPP) janë më shumë se modeste. Në vitet e kaluara ka tre projekte të realizuara, por të pasuksesshme.

Ato janë ato për deponinë e Shkupit “Drislla”, njësinë e ujësjellësit “Proakva” të Ohrit dhe kompleksin “Fshati maqedonas”. Vetëm si ide, pa fillim, mbetën përpjekjet për PPP për “Teatrin e Dramës” dhe “Luna Parkun” e Shkupit . Projekti për “Drisllën” dështoi për shkak të mos-transparencës së procedurës dhe zgjedhjes së një operatori me ofertë me cilësi të dobët, tenderi ndërkombëtar për “Proakva” provoi të ishte ekonomikisht i paqëndrueshëm, ndërsa “Fshati maqedonas” ishte një “parashikim i keq” për PPP, për shkak të studimit të përmasave të mëdha nuk mund të realizohej plotësisht.

Përndryshe, në PPP, partneri privat harton, ndërton, zbaton dhe financon një projekt të caktuar, ndërsa partneri publik përqendrohet në menaxhimin e interesit publik, duke monitoruar zbatimin e kontratës. Më shpesh, kontratat lidhen brenda 25 deri në 30 vjet. Harxhimet fillestare të projektit përballohen nga investitori privat i cili mund të bëjë fitim nga përdoruesit (për shembull, pagesa nga taksat, tarifat e tranzitit) ose të marrë pagesa fikse mujore nga qeveria, si partner. Afati i kontratës duhet të jetë gjithmonë aq i gjatë sa partneri privat të jetë i motivuar për të financuar dhe ruajtur shërbimin cilësor, në këmbim të fitimit.

Raportin e plotë mund ta lexoni: KËTU.

LEXO: RMV, partneriteti publiko-privat funksionon dobët për shkak të projekteve të përgatitura keq dhe kornizës së dobët ligjore