RMV, prej sot hyri në fuqi regjimi veror për qarkullim të automjeteve të rënda

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut është vendosur regjim veror i qarkullimit, i cili ndalon qarkullimin e mjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, transmeton Portalb.mk. Oraret janë si më poshtë: E premte nga ora […]

RMV, prej sot hyri në fuqi regjimi veror për qarkullim të automjeteve të rënda

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut është vendosur regjim veror i qarkullimit, i cili ndalon qarkullimin e mjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, transmeton Portalb.mk.

Oraret janë si më poshtë:

E premte nga ora 17:00 deri në 22:00, Të shtunën nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe Të dielën nga ora 09:00 deri në 22:00.

Në rrugën magjistrale A2: Shkup – Ohër – Shkup, gjatë fundjavës është i ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda të ngarkuara me peshë totale mbi 7.5 tonë, në intervalet e mëposhtme:

E premte nga ora 15:00 deri në 22:00, Të shtunën nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00. Të dielën nga ora 07:00 deri në 22:00.