RMV, tarifa ditore e lirë e rrymës nuk kthehet, do të ketë ndryshime dhe në çmim

Komisioni Rregullator për Energjetikë i publikoi harxhimet e pranuara sipas të cilave formohet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në seancën e djeshme përgatitore. Ato duhet të shpallen zyrtarisht gjatë kësaj jave, por tashmë është treguar se çmimi i ngarkuar nga furnizuesi universal do të jetë më i lirë vetëm për […]

RMV, tarifa ditore e lirë e rrymës nuk kthehet, do të ketë ndryshime dhe në çmim

Komisioni Rregullator për Energjetikë i publikoi harxhimet e pranuara sipas të cilave formohet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në seancën e djeshme përgatitore. Ato duhet të shpallen zyrtarisht gjatë kësaj jave, por tashmë është treguar se çmimi i ngarkuar nga furnizuesi universal do të jetë më i lirë vetëm për dy blloqet e para tarifore, të cilat kanë një limit deri në 210 të harxhuara, përkatësisht deri në 630 kilovat orë, përderisa do të shtrenjtohet për dy blloqet tjera, transmeton Portalb.mk.

Çmimi në bllokun e parë nga 4.7257 denarë ulet në 4.2609 denarë, ndërsa në bllokun e dytë nga 5.1578 në 4.8936 denarë. Blloku i tretë nga 6.0563 rritet në 6.3345 denarë, ndërsa blloku i katërt nga 16.1336 në 16.6453 denarë.

Sipas KRRE-së, kjo bën që çmimi mesatar i EVN Home nga 1 korriku të jetë 4,3268 denarë për kilovat orë, që është disi më e lirë se mesatarja e llogaritur prej 4,4046 denarë e përcaktuar gjysmë viti më parë. Rritje të vogël do të ketë edhe për konsumatorët e vegjël, përkatësisht për kompanitë.

Sipas asaj që shihet nga llogaritjet tjera përkatëse, çmimi i tarifës së rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike rritet minimalisht, ndërsa kostoja e transmetimit të energjisë elektrike do të ulet ndjeshëm. Mbetet për t’u parë se si do të përfshihen të gjitha këto miratime në çmimin përfundimtar në fatura.

E qartë është se tarifa e lirë e pasdites nuk do të ketë kthim, ndonëse një gjë e tillë ishte paralajmëruar më herët, ndërsa nga ana tjetër do të ketë rritje të TVSH-së për vetë faturat nga 10 në 18 për qind.

“Në dhjetor, kur morëm vendime, ulëm çmimet për familjet, ulëm çmimet për konsumatorët e vegjël. Këtu po flas pa TVSH. Do të ketë ulje të caktuar, por nuk mund të ndikojmë në ndryshimin e TVSH-së”, thuhet në deklaratën e fundit të kryetarit të KRRE-së, Marko Bislimovski dje në Argument Plus në Televizionin 24.

Nga 1 korriku i këtij viti, pritej që qytetarët me gjasë të kenë mundësinë të përdorin sërish tarifën ditore të lirë të energjisë elektrike. Këtë e paralajmëropi edhe zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Nga ana tjetër, kompanitë energjetike kanë kërkuar vazhdimisht që të rritet kostoja e rrymës, por rregullatori mendonte se kjo nuk duhet të ndodhë për momentin. Kriza energjetike i dha një goditje të rëndë ekonomive familjare për sa i përket buxhetit të tyre, ndaj nuk duhet menduar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski për Televizionin 24.

LEXO: RMV, kompanitë energjetike kërkojnë rrymë më të shtrenjtë, rregullatori ende po llogarit harxhimet LEXO: Nga 1 korriku nuk do të paguhen fatura më të larta të energjisë elektrike, paralajmëroi Bekteshi LEXO: Nga 1 korriku, sërish e mundur tarifa ditore e lirë e energjisë elektrike, paralajmëroi Bytyqi