RMV “vlon”, si t’i tejkalojmë pa pasoja temperaturat e larta? Rekomandime nga mjekja Ramize Aliji

Maqedonia e Veriut nga 19 qershori është kapur nga temperaturat e larta të cilat pritet të zgjasin deri ditën e diele (23 qershor), ku në disa vende do të arrijnë deri më 40 gradë Celsius që nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit. Në lidhje me këtë problem, Portalb.mk intervistoi mjeken Ramize Aliji […]

RMV “vlon”, si t’i tejkalojmë pa pasoja temperaturat e larta? Rekomandime nga mjekja Ramize Aliji

Maqedonia e Veriut nga 19 qershori është kapur nga temperaturat e larta të cilat pritet të zgjasin deri ditën e diele (23 qershor), ku në disa vende do të arrijnë deri më 40 gradë Celsius që nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit. Në lidhje me këtë problem, Portalb.mk intervistoi mjeken Ramize Aliji e cila rekomandoi dhe tregoi se kush më shumë ndikohet nga temperaturat e larta, rreziqet në shëndet, çfarë duhet të evitohet dhe çfarë të konsumohet më shumë gjatë verës.

Portalb: Në shëndetin e cilëve persona ndikon më shumë moti i nxehtë dhe cilët janë grupet më të rrezikuara?

Ramize Aliji: Në këto raste organizmi jonë nuk është i aftë për tu adaptuar me ndryshimin e madh të temperaturës prandaj të njerëzit duhet të kenë kujdes sidomos grupet të cilat ne i quajmë të rrezikuara. Grupet e rrezikuara janë foshnjat dhe fëmijët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike siç janë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e diabetit të tyre dhe toksikozat, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike që janë ato që kanë problem me frymëmarrjen kronike po ashtu ndikon edhe në sëmundjet mendore, sëmundja e veshkave nsuficiencën renale të veshkave për arsye të humbjes së lëngjeve gjithashtu edhe gratë shtatzëne.

Portalb: Pse temperaturat e larta janë të rrezikshme për këto grupe?

Ramize Aliji: Ndikimi i temperaturës arrin për shkak se trupi nuk arrin ta shpërndajë nxehtësinë e tepërt në organizëm. Kështu që e kemi në organizmin e pacientit sidomos te ato me sëmundje kronike një disfavor të cilin vet organizmi nuk mund ta rregullojë. E ceka këtë sepse këto efekte varen edhe nga të sëmurët kronik për shkak se kanë dëmtim të përgjigjes së termorregullimit dhe rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare ku mund të ndodhë infarkt miokardial trombozë edhe shumë gjera të tjera

Portalb: Për çfarë duhet të kemi kujdes gjatë kësaj periudhe?

Ramize Aliji: Gjatë kësaj periudhës sidomos kur eshë ngritja e menjëhershme e temperaturës këshilla bazë dhe elementare është mos ekspozimi në rezet më të rrezikshme të drekës sidomos të moshuarit, shtatzënat. Nuk duhet të ekspozohen nga ora 11:00 e deri më 17:00. Duhet të rrinë në ambient të mbyllur të shtëpisë apo të punës ku duhet të rregullohet klima temperatura ambienti që të mos ketë ndikim në rënie të tensionit, te ato me diabet në rrënje të sheqerit dhe si pasoj e asaj kemi edhe një kolaps te pacienti për mungesës së ujit sidomos në këto raste.

Portalb: Në rast se dalim jashtë si mund të mbrohemi nga i nxehti?

Ramize Aliji: Po ashtu ndikon dhe ndihmon edhe përdorimi i kapelave, ombrellës sepse kur kanë nevojë njerëzit dalin jashtë edhe me temperatura të larta por duhet të kenë kujdes me këto mbrojte elementare ndoshta nuk ndikon edhe qa shumë po pak ndikon e pak të mbron sepse rezet direk ato janë më të rrezikshme.

Kurse fëmijët nga ora njëmbëdhjetë deri në ora shtatëmbëdhjetë të rijnë në ambiente të shtëpisë sepse edhe ato janë të rrezikuar sikurse të moshuarit.

Herë pas here brenda ditës mund edhe të freskohen me ujë të freskët lëngje duhet të konsumohen në mënyrë të mjaftueshme gjithashtu edhe ushqimi e ka rendësin jashtë zakonisht të madhe. Duhet të kenë kujdes në ushqim, kur them konsumimi i lëngjeve ujë të pihet mjaftueshëm jo lëngje që janë të dëmshme.

Portalb: Çfarë duhet të konsumojmë më tepër gjatë temperaturave të larta?

Ramize Aliji: Vaktet, mëngjesi, dreka dhe darka duhet të jenë të lehta të pasura me zarzavate, fruta e vitamina. Konsumim i ushqimit dietal jo i yndyrshëm për shkak se temperaturat e larta në një ushqim të yndyrshëm mund te shkaktojnë të vjella, diarre dhe në këtë formë dehidron organizmi pacientit.

Uji i ftohtë mund të krijoj probleme të tjera për shkak të ndryshimit të temperaturës së trupit dhe temperaturës së ambientit mund të ndikoj sidomos te ato që janë me tonsilitet kronike dhe sëmundjet e mushkërive mund të krijon ndonjë obstruksion kështu që është e preferuar të pihet në temperaturën e ambientit.

Në shumicën e rasteve te gratë shtatzëne ka rënie të tensionit për shkak të temperaturave të larta, mungesës së ujit në organizëm dhe pasoja e saj trupi dehidron bie tensioni arterial dhe mund të kenë ndonjë kolaps por nuk të ndodh abort .

Sigurish temperaturat e larta kanë edhe reze radioaktive mes atyre natyralë ka edhe radioaktiv që japin këto kolapse si rrënjë të sheqerit shtypjes kështu që mund të ketë rrezik që të pësoj një shok momenti edhe pse me mjek rregullohet me kohë prandaj duhet që kujdesi të filloj nga vet pacienti.

Portalb: Cilat janë rekomandimet tuaja për qytetarët?

Ramize Aliji: Mos ekspozimi në diell sidomos nga ora 11:00 deri 17:0; përdorim i kapelës, ombrellë apo mjete tjera mbrojtëse nga dielli; konsumimi i lëngjeve mjaftueshëm; ushqim dietal , më shumë zarzavate; Herë pas here freskim me ujë.

Përndryshe, për shkak të temperaturave të larta Qeveria e RMV-së ka sjellë disa rekomandime si: Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, p.sh.: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç; Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00; Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm, të pastrehë; Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.

LEXO: RMV, fëmijët në kopshte të mos nxirren jashtë pas orës 11, gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë, rekomandoi qeveria për shkak të nxehtit