Rrahmani do të jetë prezent në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë-Turqi

Data 31 mars e vitit 2026 është një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Kjo pasi që Kosova jonë, do të pres në “Fadil Vokrri”, Turqinë ku do të synojë të sigurojë biletën për në Botëror.
Por lajm i mirë është ardhja e kapitenit tonë, Amir Rrahmanit i cili do të jetë prezent në Prishtinë për të përkrahur lojtarët tanë.
Rrahmani, nuk u ftua nga Franco Foda për ndeshjet e marsit pasi që ishte i lënduar.





