Pas Amir Rrahmanit, edhe Florent Hadërgjonaj largohet nga Kombëtarja

Pas Amir Rrahmanit, edhe Florent Hadërgjonaj largohet nga Kombëtarja

Futbollisti i Alanyasporit e bëri të ditur vendimin përmes një deklarate të publikuar në Instagram, duke theksuar se nuk ka qenë një vendim i lehtë pas shtatë vjet e gjysmë si pjesë e Kosovës.

“Prej shtatë vitesh e gjysmë kam qenë pjesë e kësaj Kombëtareje dhe të përfaqësoj Kosovën ka qenë dhe mbetet një nga nderet më të mëdha të karrierës sime. Jam krenar për çdo paraqitje dhe për gjithçka që kam dhënë për këtë fanellë”, ka shkruar Hadërgjonaj, përcjell albinfo.ch.

Ai ka thënë se gjatë viteve të fundit ka zgjedhur të mos flasë publikisht për pakënaqësitë e tij, por të vazhdojë punën dhe të përpiqet të japë maksimumin në fushë. Megjithatë, sipas tij, me kalimin e kohës është bërë gjithnjë e më e qartë se mes tij dhe stafit teknik aktual nuk ekziston më baza e nevojshme e respektit të ndërsjellë dhe besimit për vazhdimin e bashkëpunimit profesional.

Hadërgjonaj ka sqaruar se vendimi nuk nënkupton tërheqje përfundimtare nga Kombëtarja dhe nuk është vendim kundër Kosovës. “Vendimi im lidhet vetëm me situatën aktuale dhe raportin tim me stafin teknik”, ka shkruar ai.

“Për Kosovën do të jem gjithmonë krenar dhe i gatshëm të jap gjithçka, kur të ekzistojnë përsëri kushtet e duhura”, ka shtuar Hadërgjonaj, duke u uruar suksese bashkëlojtarëve dhe Kombëtares.

Hadërgjonaj vazhdon të luajë për Alanyasporin në Superligën e Turqisë, ndërsa UEFA e liston atë në kontingjentin e Kosovës për kualifikimet evropiane.

The post Pas Amir Rrahmanit, edhe Florent Hadërgjonaj largohet nga Kombëtarja appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.