Rreth 70 përqind e ujit shfrytëzohet nga ekonomitë familjare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është ulur numri i ujit të distribuuar në ujësjellësin publik për 2.3 përqind, ndërsa 68.9 përqind e ujit konsumohet nga ekonomitë familjare, transmeton Portalb.mk. “Në vitin 2023 në ujësjellësin publik janë përfshirë dhe janë distribuuar 293 191 mijë m3 ujë, që është për 2.3 % më pak krahasuar me vitin 2022. Nga […]

Rreth 70 përqind e ujit shfrytëzohet nga ekonomitë familjare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është ulur numri i ujit të distribuuar në ujësjellësin publik për 2.3 përqind, ndërsa 68.9 përqind e ujit konsumohet nga ekonomitë familjare, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2023 në ujësjellësin publik janë përfshirë dhe janë distribuuar 293 191 mijë m3 ujë, që është për 2.3 % më pak krahasuar me vitin 2022. Nga sasia totale e ujit, shumica e ujit është nga ujërat e burimit, 63.4 %, dhe më pak nga liqenet 1.0 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Për 0.9 përqind është ulur sasia e ujitë të furnizuar nga ujësjellësi, në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa sasia totale e ujërave të zeza është ulur për 0.4 përqind.

“Nga sasia totale e ujërave të zeza të shkarkuara në vitin 2023, 72.2 % ishin të papastruara dhe 27.8 % ujëra të zeza të pastruara”, raportoi Enti, duke theksuar që 76 % e ujërave të zeza krijohen nga ekonomitë familjare.