Rreth 9,000 sulme izraelite ndaj Iranit dhe Hezbollahut deri më tani, thotë IDF

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë një përditësim për shkallën e operacioneve të tyre ushtarake kundër Iranit dhe Hezbollahut.
Në njoftim thuhet se Izraeli ka kryer rreth 7,600 sulme ndaj Iranit që nga fillimi i konfliktit dy javë më parë, raportonSky News.
Kjo shifër përfshin rreth 4,700 sulme kundër programit raketor iranian dhe më shumë se 2,000 sulme ndaj “shtabeve dhe aseteve”.
Gjithashtu, sipas IDF-së, më shumë se 380 fluturime janë kryer nga forcat ajrore izraelite në hapësirën ajrore të Iranit.
Ndërkohë, janë kryer më shumë se 1,100 sulme të IDF-së ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban, ku vepron grupi militant i mbështetur nga Irani, duke vrarë më shumë se 380 “terroristë” të Hezbollahut, sipas ushtrisë izraelite.
Sipas IDF-së, objektivat në Liban përfshijnë:
rreth 190 objektiva që i përkasin forcës Radwan;
më shumë se 200 objektiva raketash dhe lëshuesish;
rreth 35 objektiva të komandës dhe kontrollit;
rreth 80 ndërtesa shumëkatëshe të përdorura nga organizata.
Libani e ka akuzuar Izraelin në disa raste për goditje ndaj infrastrukturës civile, përfshirë edhe një kampus universitar në Bejrut, i cili u godit dje dhe ku dy persona u vranë.



