Tha se i rrezikohej jeta në burgun “313”, Durim Bami transferohet në Fushë-Krujë

Tha se i rrezikohej jeta në burgun “313”, Durim Bami transferohet në Fushë-Krujë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi kërkesën e Durim Bamit për transferim nga paraburgimi “Jordan Misja” në paraburgimin e Fushë Krujës.

Bami, i ekstraduar pak javë më parë nga Dubai kërkoi transferim, me argumentin se në “313” dhe paraburgime të tjera të vendit i rrezikohej jeta.

Sipas tij, në to gjendeshin persona që akuzoheshin për krijim kushtesh për vrasjen e tij.

Mësohet se zhvendosja e Bamit është realizuar 2 ditë më parë.