Rriten kuotat në Universitetin e Mjekësië, Evis Kushi: Studentët e mjekësisë duhet të firmosin marrëveshjen

Ministrja e Mjekësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të rriten kuotat e pranimit në Univeristetin e Mjekësisë për vitin akadaemik 2024-2025. Sipas ministres këtë vit akademik ku pritet të hyjë në fuqi dhe marrëveshja në formën e projektligjit si mbështetje për studentët është parashikuar që të jenë 500 kuota. “Detyra jonë ëshë të […] The post Rriten kuotat në Universitetin e Mjekësië, Evis Kushi: Studentët e mjekësisë duhet të firmosin marrëveshjen appeared first on Newsbomb Albania.

Rriten kuotat në Universitetin e Mjekësië, Evis Kushi: Studentët e mjekësisë duhet të firmosin marrëveshjen

Ministrja e Mjekësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të rriten kuotat e pranimit në Univeristetin e Mjekësisë për vitin akadaemik 2024-2025.

Sipas ministres këtë vit akademik ku pritet të hyjë në fuqi dhe marrëveshja në formën e projektligjit si mbështetje për studentët është parashikuar që të jenë 500 kuota.

“Detyra jonë ëshë të garantojmë sistem shëndetësor me personel të kualifikuar. Duam të fuqizojmë sistemin shëndetësor. Do të rrisim numrin e kuotave në 500 kuota pranim,” tha Manastirliu pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se kandidatët për student përpara regjistrimit në Universitet do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë, Ministrinë Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit për tu angazhuar se do të qëndrojnë për 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në institucionet shëndetësore shqiptare.  Ministrja tha se se ky projektligj do futet me procedurë të përshpejtuar.

“Diplomën do ta tërheqin pas përmbushjes së detyrimit. Për studentët që janë aktualisht në universitet, nga viti i dytë deri në vitin e 6-të përsëri në do të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen se do të qëndrojnë përkatësisht studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt 3 vite, ndërsa ata të vitit të 5 dhe të 6 dy vite punësim në Shqipëri.

Diploma përsëri tërhiqet pas përfundimit të detyrimit. Studentët që janë aktualisht në sistem do tu jepet mundësi që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa është kosto reale e çdo viti akademik për vitet e mbetura jo për ato që kanë kaluar.

Ky është detyrimi që kanë studentët. Ata të vitit të parë nuk kanë të drejtë zgjedhje por do të qëndrojnë 5 vite, të gjithë kandidatët, ata që kanë vendosur për të studiojnë për mjekësi të përgjithshme që në fillim që nëse zgjedhin të studiojnë në universitetin shtetëror kanë detyrimin të nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe punësim i detyruar 5 vjeçar. Studentët e tjerë mund të zgjedhin mes dy alternativave.

Sa i takon specializimet nëse janë të pambuluara nga ministria e shëndetësisë, do të konsiderohet punësim.

Dua të theksoj se nëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimni për punësimin e tyre, do lirohen nga ky detyrim dhe do të tërheqin diplomën e tyre”, tha Kushi.

The post Rriten kuotat në Universitetin e Mjekësië, Evis Kushi: Studentët e mjekësisë duhet të firmosin marrëveshjen appeared first on Newsbomb Albania.