Rritet numri i fëmijëve në kopshte dhe qendrat për zhvillim të hershëm

Në vitin 2023, sipas gjendjes së 30 shtatorit, në institucionet e përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve, pra në kopshte dhe qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë janë regjistruar 37.804 The post Rritet numri i fëmijëve në kopshte dhe qendrat për zhvillim të hershëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Rritet numri i fëmijëve në kopshte dhe qendrat për zhvillim të hershëm

Në vitin 2023, sipas gjendjes së 30 shtatorit, në institucionet e përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve, pra në kopshte dhe qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë janë regjistruar 37.804 fëmijë, që paraqet rritje prej 5.2% krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH).

Ky numër në vitin 2022 ishte 34.356 fëmijë.

Raportet vjetore për vitin 2023 përfshijnë 117 institucione për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, që është 3,5% më shumë se në vitin 2022.

“Këto institucione ofrojnë kujdes shëndetësor, ushqim dhe kujdes ditor për fëmijët deri në 6 vjeç në përputhje me nevojat e tyre zhvillimore, në disa grupe (grupe fëmijësh në periudhën e zhvillimit deri në 2 vjeç, grupe fëmijësh në periudhën e zhvillimit nga 2 vjet nga fillimi i shkollës, grupe të kombinuara, grupe fëmijësh me aftësi të kufizuara zhvillimore, grupe fëmijësh në një qendër zhvillimi të fëmijërisë së hershme si pjesë e një kopshti, grupe për programe pilot, grupe për forma joinstitucionale të veprimtarisë) dhe grupe të tjera (për vendbanimi dhe ushqimi)”, thekson ESHS.

Sipas të dhënave, në një vit numri i institucioneve publike është rritur me tre, ndërsa numri i institucioneve private është ulur me dy. Ndërkohë, ESHS regjistroi dy qendra shtesë të zhvillimit të fëmijërisë së hershme si subjekte juridike private.

The post Rritet numri i fëmijëve në kopshte dhe qendrat për zhvillim të hershëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .