Rruga e re e LDK-së në Shëndetësi, këto janë ndryshimet e premtuara për këtë sektor

Lidhja Demokratike të Kosovës ka konstituuar Departamentin e Shëndetësisë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se programi “Rruga e re”, parasheh: Qendër e re spitalore, me investim plot 250 milionë euro; sigurime shëndetësore 3.5% + 3.5%; digjitalizim i plotë i shëndetësisë dhe sistem informativ shëndetësor; menaxhim ndërkombëtar i spitaleve, 150 milionë euro investime në […]

Rruga e re e LDK-së në Shëndetësi, këto janë ndryshimet e premtuara për këtë sektor

Lidhja Demokratike të Kosovës ka konstituuar Departamentin e Shëndetësisë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se programi “Rruga e re”, parasheh: Qendër e re spitalore, me investim plot 250 milionë euro; sigurime shëndetësore 3.5% + 3.5%; digjitalizim i plotë i shëndetësisë dhe sistem informativ shëndetësor; menaxhim ndërkombëtar i spitaleve, 150 milionë euro investime në pajisje të reja; koeficient 150 për stafin shëndetësor.

“Sot, konstituam Departamentin e Shëndetësisë, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas Arsimit, Ekonomisë e Mbrojtjes, ky është departamenti i katërt i themeluar tashmë. Do të themelohen gjithsej 21 sosh. Mes profesionistëve të fushës, mjekëve e stafit shëndetësor, diskutuam jo vetëm për gjendjen e rëndë aktuale të shëndetësisë në Kosovë, por dhe për zotimet kryesore të programit tonë politik ‘Rruga e Re’.”, ka shkruar ai.