Rrustem Mustafa përkrah Kurtin: Në kohëra të vështira duhet të jemi të bashkuar

Mustafa përkrah Kurtin: Në kohëra të vështira duhet të jemi të bashkuar. Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rrustem Mustafa – Remi, i ka dal në mbrojtje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Mustafa tha se në kohëra të vështira duhet të jemi të bashkuar për të dalur fitimtarë. “Kryeministri Kurti […]

Rrustem Mustafa përkrah Kurtin: Në kohëra të vështira duhet të jemi të bashkuar

Mustafa përkrah Kurtin: Në kohëra të vështira duhet të jemi të bashkuar.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rrustem Mustafa – Remi, i ka dal në mbrojtje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Mustafa tha se në kohëra të vështira duhet të jemi të bashkuar për të dalur fitimtarë.

“Kryeministri Kurti duhet të mbështetet maksimalisht në këto kohë krizash, gjithandej. Jemi një popull i vogël, por gjithnjë zemër mëdhenj në përballje me rreziqet. Gjithmonë kemi synuar paqen, por nuk ju kemi frikësuar as luftërave”, tha Mustafa.

Ai theksoi opozita nuk po ofron ndonjë rrugëdalje për situatën e krijuar.

” Një gjë jam i sigurtë, se pavërsisht se çfarë opinioni prodhojnë mediat, analistët apo edhe opozita, Kryeministri Kurti është në rrugë të drejtë në synimin e tij për të shtrirë pushtetin në tërë territorin e Kosovës. Në veriun e vendit tonë, deri tani kishte gjithçka, por mungonte substancialisht rendi dhe ligji.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së shtoi se nuk beson se shpallja e dy organizatave ilegale të veriut si terroriste, u bë pa koordinim me aleatët.

“Kam miq të huaj gjithandej, e në veçanti nga SHBA që punojnë e veprojnë në Kosovë që nga viti 1996 e deri më sot. Ata ende vazhdojnë të përkrahin e mbështesin Kosovën si më parë, dhe këtë e konfirmojnë gjatë bisedave që zhvilloj me ta rregullisht”, theksoi ai.

Remi tha se përpjekja e Qeverisë për të vënë rend dhe drejtësi në gjithë vendin do ta ketë përkrahjen nga ai.

“Në çdo kohë, strategjia për shtrirjen e sovranitetit nga qeveria dotë ketë suksesë në ruajtjen rendit dhe ligjit, analistet dhe mediat që po gozhdojnë pandershëm misionin për rend dhe ligj do të perfundojne pandershëm”, tha Remi.

Ish-deputeti i Partisë Demokraktike të Kosovës tha se të gjithë i përkrahin vendimet e institucioneve dhe mbështesin fuqishëm përpjekjet e aparatit shtetëror në vendosjen e sundimit të ligjit në secilin cep të Kosovës, duke përfshirë veriun.

“Politika kosovare pa dallim duhet të jetë unike përballë këtyre stuhive, sepse vetëm kështu rezulton fitimtare. Jam i sigurt se po na presin kohë të mira, ne jemi në rrugën e drejtë, kemi kapacitetet dhe mundësitë që të bëjmë më të mirën për Kosovën dhe për regjionin në përgjithësi”, tha ai.