Emir Sahiti ndryshon skuadër në Gjermani, kalon te Hannover 96

Emir Sahiti ndryshon skuadër në Gjermani, kalon te Hannover 96

Emir Sahiti ka ndryshuar skuadër në Gjermani. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës i është bashkuar Hannover 96, ekip që garon në Bundesliga 2, transmeton albinfo.ch.

27-vjeçari largohet nga Hamburger SV, ku qëndroi për një vit. Me fanellën e Hamburgut, Sahiti regjistroi 26 paraqitje, duke shënuar tre gola dhe dhuruar dy asistime.

Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ai ishte huazuar te Maccabi Tel Aviv, ndërsa pas rikthimit në Hamburg vendosi të vazhdojë karrierën te një skuadër e re.

Para aventurës në futbollin gjerman, Sahiti ishte pjesë e Hajduk Splitit, ku në 121 ndeshje realizoi 18 gola dhe regjistroi 16 asistime.

Tashmë, kosovari synon të fitojë një rol më të rëndësishëm te Hannover 96 dhe të kontribuojë në sezonin e ri të Bundesliga 2./Albinfo.ch

The post Emir Sahiti ndryshon skuadër në Gjermani, kalon te Hannover 96 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.