“51% s’bëhet 60%” – Xani: Përgjegjësia më e madhe bie mbi shumicën qeverisëse

“51% s’bëhet 60%” – Xani: Përgjegjësia më e madhe bie mbi shumicën qeverisëse

Komentatori politik Visar Xani, në emisionin Adresa tha se në aspektin e përgjithshëm, është e vështirë të identifikohet një fajtor të vetëm për gjendjen aktuale politike dhe institucionale në vend, por sipas tij përgjegjësia lidhet drejtpërdrejt me përqindjen që e ka marrë në zgjedhje pushteti i tanishëm. 

Ai tha se subjektet politike që kanë pasur përgjegjësinë për të ndërtuar institucionet kanë dështuar në këtë proces, duke theksuar se barra më e madhe e përgjegjësisë bie mbi ata që kanë pasur shumicën prej 51%.

“Është e natyrshme që 51 përqindëshi nuk rritet në 60%, por përkundrazi krijohet frustrim dhe një votë ndëshkuese. Aq më shumë kur gjatë këtyre muajve kanë ndodhur zhvillime politike. Nuk mund të themi se nuk ka ndodhur asgjë,” u shpreh Xani.

Sipas tij, dinamika politike e muajve të fundit mund të ndikojë në përceptimin e qytetarëve dhe në sjelljen e tyre në zgjedhjet e ardhshme, duke sjellë ndryshime në mbështetjen politike për partinë aktuale në pushtet.

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/bGARfKXed50