Sekretari Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Sekretari i Shtetit të SHBA’ve, Marco Rubio, ka bërë një postim lidhur me takimin që ai ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Rubio, ka falënderuar Osmanin, si dhe, popullin e Kosovës ‘’për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit’’, pas anëtarësimit në Bordin e Paqes. Sekretari, në postimin e tij, ka bërë të

Sekretari Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza
sekretari-rubio-falenderon-osmanin-qe-kosova-iu-bashkua-bordit-te-paqes-dhe-per-kontributin-per-gaza

sekretari-rubio-falenderon-osmanin-qe-kosova-iu-bashkua-bordit-te-paqes-dhe-per-kontributin-per-gaza

Sekretari i Shtetit të SHBA’ve, Marco Rubio, ka bërë një postim lidhur me takimin që ai ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rubio, ka falënderuar Osmanin, si dhe, popullin e Kosovës ‘’për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit’’, pas anëtarësimit në Bordin e Paqes.

Sekretari, në postimin e tij, ka bërë të ditur se ai ka falënderuar Osmanin edhe për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

‘’U takova me Presidenten Vjosa Osmani dhe e falënderova atë, si dhe popullin e Kosovës, për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit duke qenë anëtar themelues i Bordit të Paqes. Po ashtu e falënderova Presidenten Osmani për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza’’, ka shkruar Rubio.