“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër për pretendimet e Prokurorisë

Mbrojtja e Rexhep Selimit po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Para trupit gjykues, avokati i Selimit, Geoffrey Roberts thotë se akuzat e Prokurorisë së Hagës drejtuar Fatmir Limës, janë transferuar të Rexhep Selimi, siç thotë ai, vetëm për faktin që ata njiheshin. Ai shtoi se kjo

“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër për pretendimet e Prokurorisë
“selimi-akuzohet-vec-pse-njihej-me-limajn”,-avokati-i-ashper-per-pretendimet-e-prokurorise

“selimi-akuzohet-vec-pse-njihej-me-limajn”,-avokati-i-ashper-per-pretendimet-e-prokurorise

Mbrojtja e Rexhep Selimit po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Para trupit gjykues, avokati i Selimit, Geoffrey Roberts thotë se akuzat e Prokurorisë së Hagës drejtuar Fatmir Limës, janë transferuar të Rexhep Selimi, siç thotë ai, vetëm për faktin që ata njiheshin. Ai shtoi se kjo është e papranueshme.

“Prokuroria i referohet Fatmir Limaj që ka jetuar me zotëri Selimin, dhe i referohen që kjo është veprim kriminal. Por zotëri Limaj nuk është i akuzuar këtu, dhe nuk mund t’u përgjigjet këtyre akuzave. Zotëri Selimi akuzohet thjesht pse ka njohur zotëri Limajn. Akuzat që drejtohen për zotëri Limajn i transferohen zotëri Selimit, vetëm pse e ka njohur atë. Kjo është e papërshtatshme”, tha avokati.