Sevilla i jep lajmin e keq Adnan Janzuajt
Skuadra e Sevillas nuk llogarit në shërbimet e Adnan Januzajt për edicionin e ri, ka njoftuar sajti “Relevo” të hënën. Bëhet e ditur se Sevilla, do ta nxjerr në shitje sulmuesin e krahut gjatë kësaj vere nëse skuadra nga Turqia, Istanbul Bashakshehir nuk vendos ta blejë kartonin e tij. Te Sevilla nuk po duan ta […]
![Sevilla i jep lajmin e keq Adnan Janzuajt](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/02/adnan.png)
Skuadra e Sevillas nuk llogarit në shërbimet e Adnan Januzajt për edicionin e ri, ka njoftuar sajti “Relevo” të hënën.
Bëhet e ditur se Sevilla, do ta nxjerr në shitje sulmuesin e krahut gjatë kësaj vere nëse skuadra nga Turqia, Istanbul Bashakshehir nuk vendos ta blejë kartonin e tij.
Te Sevilla nuk po duan ta mbajnë Januzajn në ekip për shkak të pagës së lartë dhe për këtë arsye po shpresojnë të gjejnë blerës për 28-vjeçarin.
Januzaj verën e shkuar iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë por për shkak të minutazhës së vogël, u huazua te Bashakshehiri në janar të këtij viti.
Ai në 17 paraqitje në të gjitha garat për ekipin turk, shënoi 2 gola dhe bëri 3 asistime.
Januzaj ka kontratë me skuadrën e Sevillas deri në verën e vitit 2026. Ai karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi, Manchester Unitedi, Sunderlandi e Borussia Dortmundi.