Shala: Vjosa Osmani nuk e meriton një mandat të dytë si presidente

Analisti politik Mentor Shala në emisionin Gazeta deklaroi se presidentja Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat në krye të shtetit.
Sipas Shalës, Osmani ka qenë “figurë e vogël e kryeministrit” Albin Kurti gjatë katër viteve të qeverisjes së tij. Ai ka theksuar se ajo ka vepruar në koordinim të vazhdueshëm me politikat e Kurtit dhe se disa nga vendimet e saj, përfshirë caktimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, kanë dëmtuar opozitën në vend.
“Unë mendoj se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente e vendit. Ka qenë një prej figurave të vogla të Albin Kurti për katër vitet e qeverisjes së tij dhe ka bërë favore që e kanë dëmtuar opozitën, sidomos me veprimet e fundit për caktimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, gjithmonë në koordinim me politikat e Kurtit.”



