Shaqiri po nis nga stoli, por mbetet vendimtar për Baselin

Xherdan Shaqiri është aktivizuar nga stoli në tri ndeshjet e fundit të Baselit në Superligën e Zvicrës, pas ndryshimit të sistemit të lojës nga trajneri Stephan Lichtsteiner, transmeton albinfo.ch.
Baseli së fundmi po luan me skemën 4-3-3, në vend të sistemit 4-2-3-1 që përdorte më herët, ku Shaqiri kishte një rol më të avancuar si organizator i lojës.
Megjithatë, kapiteni i Baselit nuk është i shqetësuar për situatën. Pas barazimit 3:3 ndaj Young Boysit të shtunën, Shaqiri ka thënë se vendimet e trajnerit duhet të respektohen.
“Gjithmonë përpiqem ta ndihmoj ekipin. Trajneri vendos. Kjo duhet të pranohet”, ka deklaruar Shaqiri.
Pavarësisht se nuk ka qenë titullar në tri ndeshjet e fundit, ndikimi i tij në lojën e Baselit ka qenë i dukshëm sa herë që është inkuadruar në fushë.
Edhe trajneri Stephan Lichtsteiner së fundmi ka vlerësuar kontributin e futbollistit shqiptar, i cili vazhdon të mbetet një nga lojtarët kryesorë të skuadrës zvicerane.
Në pesë ndeshjet e para të sezonit 2026/2027, Shaqiri ka regjistruar një asistim. /Albinfo.ch
The post Shaqiri po nis nga stoli, por mbetet vendimtar për Baselin appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



