Shembje dheu në Prishtinë dëmton rrjetin 110 kV, një pjesë e kryeqytetit pa energji – KOSTT del me reagim

Në shembje dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë ka shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike, duke prekur rrjetin transmetues në nivelin 110 kV.
Sipas njoftimit të KOSTT, si pasojë e këtyre dëmtimeve, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga nënstacioni Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike.
Operatori i transmetimit bën të ditur se ekipet e tij, në koordinim me KEDS, ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit.





