“Duke u shndërruar në heshtje në gjithçka që dikur ëndërroja”, Elijona Binakaj shfaqet elegante dhe plot stil

“Duke u shndërruar në heshtje në gjithçka që dikur ëndërroja”, Elijona Binakaj shfaqet elegante dhe plot stil

Elijona Binakaj ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga një mbrëmje e saj, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen elegante dhe mjaft femërore.

Në imazhe, Elijona shfaqet e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, pa mëngë, me një dizajn minimalist dhe detaje me thekë në pjesën e poshtme.

Ajo e ka kombinuar veshjen me këpucë me taka dhe aksesorë të artë, ndërsa flokët i ka mbledhur bisht, duke i dhënë pamjes një stil të kuruar dhe modern. Në fotografitë e tjera, ajo shfaqet duke shijuar darkën, me një pamje të qetë dhe natyrale.

 Elijona/Instagram

Krahas fotografive, Elijona ka shkruar në përshkrim: “Duke u shndërruar në heshtje në gjithçka që dikur ëndërroja”.

Ndërkohë, emri i Elijonës ka qenë së fundmi pjesë e diskutimeve në rrjet edhe për marrëdhënien e saj me Klodin.

 Elijona/Instagram

Në rrjete sociale janë ngritur aludime se dyshja mund të jetë ndarë, ndërsa disa kanë pretenduar se Elijona mund të jetë tradhtuar prej tij.

Megjithatë, këto mbeten aludime të publikuara në rrjet dhe nuk janë konfirmuar nga vetë protagonistët.

Ndërsa në postimin e fundit, ajo duket se ka preferuar të fokusohet te vetja dhe momentet që po shijon. /Telegrafi/

 Elijona/Instagram

 Elijona/Instagram


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.