U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me një postim emocionues

U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me një postim emocionues

Selin Bollati u shpall fituese e edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Albania, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Balerina fitoi zemrat dhe mbështetjen e publikut çka reflektoi edhe te kurorëzimi i saj si fituese.

Pasi u shpall fituese e këtij edicioni, Selin ka thyer heshtjen përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale duke folur për rrugëtimin e saj 120-ditor në BBVA.

“120 ditët e Selin… Nuk është një postim i rëndomtë Instagrami, por një mijë emocione të mbledhura në pak fjalë mirënjohëse. Një rrugëtim sfidues, emocionues, një përballje jo vetëm me njerëz me të cilët ndava një shtëpi, por mbi të gjitha një përballje me veten time..me atë Selinin e vërtetë që qëndroi e tillë 120 ditë, 24/7”, ka shkruar Selin në postimin e saj në Instagram.

“Ky i sotmi është një falënderim special. Një falënderim zemre për të gjithë ata njerëz që më 19 dhjetor e njihnin shumë pak Selinin, e më 18 prill u dashuruan, u apasionuan dhe u bënë familja ime e dytë. Publiku im, dashamirësit e mi, mbështetësit e mi pa ju, rrugëtimi im nuk do të kishte shpirt, nuk do të kishte dritë, nuk do të kishte kuptim. Nuk matet rruga me hapat qe hedh por me zemrat që prek”, potencoi ajo mes tjerash.

Selin Bollati arriti të shtunën e 18 prillit të rrëmbejë çmimin kryesor në BBVA, derisa ndau finalen e madhe me Mirin, Mateon dhe Rogertin.

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.