Shpenzimet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: 20 milionë euro në gjashtë muaj

Shpenzimet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: 20 milionë euro në gjashtë muaj

Shpenzimet e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë arrijnë 20 milionë euro

Organizimi i dy palëve të zgjedhjeve të parakohshme brenda gjashtë muajsh ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 20 milionë euro, sipas të dhënave të disponueshme. Për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, janë ndarë rreth 11.5 milionë euro, ndërsa shuma e shpenzuar është vlerësuar në 7.4 milionë euro. Ndërkaq, për zgjedhjet e 7 qershorit, janë ndarë 10.8 milionë euro.

Këto shpenzime kanë nxitur reagime nga qytetarët, të cilët kanë shprehur pakënaqësi në kontekstin e inflacionit dhe krizës ekonomike. Xhevat Zeqiraj, një nga qytetarët që kanë komentuar këtë situatë, ka deklaruar: “Lëre që kanë shku paret dëm, por edhe shteti është dëmtu, populli është dëmtu, gjendja ekonomike, gjendja social të gjithat kanë përfundu keq”.

Një tjetër qytetar ka thënë: “Me këto pare shumë ma mirë ka qenë me financu në shkolla ose çerdhe.. thjeshtë kanë pas ku me i shpenzu. Shumë e teprume. Shembull për keq”.

Nga ana analitike, Vullnet Bugaqku, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, ka theksuar se politikanët nuk kanë marrë parasysh as buxhetin as interesin e qytetarëve. “Për kalkulime e interesa edhe personale, edhe partiake nuk po e bartin fare atë ndërgjegjen e përgjegjësisë karshi buxhetit, por edhe karshi edhe interesit publik”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, dëmet e shkaktuara nga kjo situatë janë shumë më të gjera se sa shpenzimet direkte për organizimin e zgjedhjeve. “Dëmet janë shumë të mëdha edhe në aspektin ekonomik, edhe në aspektin e reformave tjera.. në sektorin e drejtësisë, arsimit dhe shëndetësisë. Por në aspektin ekonomik i shkaktojnë dëme shumë të mëdha meqenëse po përfundojmë shpesh në zgjedhje, nuk po arrijmë as t’i kryejmë disa obligime të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe as t’i gëzojmë një numër të madh të fondeve ndërkombëtare që i kemi”, ka shtuar Bugaqku.

Vitin e kaluar, krahas zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit, janë organizuar edhe dy palë zgjedhjesh të rregullta – parlamentaret në shkurt dhe lokalet në tetor.

Me pak fjalë

Shpenzimet për dy palë zgjedhjesh të parakohshme në Kosovë kanë arritur 20 milionë euro, duke nxitur debate për menaxhimin e buxhetit në kohë të inflacionit. Analistët theksojnë se kjo praktikë ka pasoja negative në ekonomi dhe reforma të tjera institucionale.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.