Shqipëria organizon ceremoninë mortore të Ismail Kadaresë, zbardhen detajet
Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka publikuar detaje nga ceremonia mortore që është organizuar ditën e nesërme për të përcjellë me gjithë nderimet në banesën e fundit shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare. Kështu, ceremonia shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare, do të nisë në […] The post Shqipëria organizon ceremoninë mortore të Ismail Kadaresë, zbardhen detajet appeared first on Albinfo.
![Shqipëria organizon ceremoninë mortore të Ismail Kadaresë, zbardhen detajet](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/07/img_1216-280x280.jpeg)
Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka publikuar detaje nga ceremonia mortore që është organizuar ditën e nesërme për të përcjellë me gjithë nderimet në banesën e fundit shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Kështu, ceremonia shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare, do të nisë në orën 09:00 me homazhe publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Në orën 11:30 do të mbahet ceremonia e Lamtumirës, teksa kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës rreth orës 12:30.
Ismail Kadare ndërroi jetë një ditë më parë për shkak të një insuficience kardiake, në moshën 88-vjeçare.
Për të nderuar veprën e tij, qeveria ka shpallur dy ditë zie, teksa shpenzimet e funeralit do të mbulohen të gjitha nga Ministria e Kulturës.
Të mërkurën, në orën 13:00, do të mbahet një minutë heshtje në gjithë vendin, teksa e mërkura është shpallur ditë zie edhe në Kosovë.
The post Shqipëria organizon ceremoninë mortore të Ismail Kadaresë, zbardhen detajet appeared first on Albinfo.