“Shqiponjat e Zeza” shprehin përkrahje për kandidatin e AAK-së, Mehmet Klinaku
Njësia speciale për ndërhyrje të shpejtë “Shqiponjat e Zeza” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e krijuar në Deçan, ka shprehur përkrahjen e saj për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Mehmet Klinaku. Në një postim publik, Klinaku ka theksuar se mbështetja e këtij formacioni përbën një forcë shtesë për kauzën e ndryshimit dhe


Njësia speciale për ndërhyrje të shpejtë “Shqiponjat e Zeza” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e krijuar në Deçan, ka shprehur përkrahjen e saj për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Mehmet Klinaku.
Në një postim publik, Klinaku ka theksuar se mbështetja e këtij formacioni përbën një forcë shtesë për kauzën e ndryshimit dhe është dëshmi se angazhimi i tyre politik është në shërbim të vendit.
Ai ka theksuar se përkrahja e dhënë nga ish-pjesëtarë të UÇK-së është motivuese për vazhdimin e angazhimit politik dhe realizimin e objektivave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Postimi është shoqëruar me thirrje dhe etiketa mbështetëse për kandidatët Mehmet Klinaku (39) në kuadër të fushatës së AAK-së.


