Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Gjakovë – Klinë, më saktësisht në fshatin Mrasor. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se në këtë aksident janë lënduar shtatë persona. “Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy […]

Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Gjakovë – Klinë, më saktësisht në fshatin Mrasor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se në këtë aksident janë lënduar shtatë persona.

“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka theksuar Elezaj.

Ai tutje ka thënë se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë./Front Online/