Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Policia në Prishtinë ka arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje të rëndë e cila dyshohet se ka ndodhur më 28 shkurt të vitit të kaluar në fshatin Sharban të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, I dyshuari ishte identifikuar më herët falë veprimeve operative dhe hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit dhe ishte shpallur


Policia në Prishtinë ka arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje të rëndë e cila dyshohet se ka ndodhur më 28 shkurt të vitit të kaluar në fshatin Sharban të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, I dyshuari ishte identifikuar më herët falë veprimeve operative dhe hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit dhe ishte shpallur në kërkim policor.
Si rezultat i këtyre veprimeve, ai është ndaluar dhe arrestuar gjatë ditës së sotme.
Personi i dyshuar: M.M., 31 vjeç, shtetas i Malit të Zi, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.


