Dy shtete ku mund të ikë Gruevski?!
Ndërsa shumëkush pret rikthimin e Nikola Gruevskit në vend, pas rënies së Orbanit në Hungari, ish-kryeministri dhe i arratisuri ka mjaft kohë për të menduar për hapat e tij të ardhshëm, përcjell INA.
Shanset që ai të vendosë të kthehet në atdhe janë minimale, sepse, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, do të duhej të hynte në burg.
Nga ana tjetër, ai ka dy opsione të mundshme për të vazhduar lirinë e tij – sipas informacioneve të “Fokus”, të strehohet në Rusi ose në Turqi.
Një tjetër tregues se Gruevski nuk po nxiton të kthehet është fakti se kompania e tij në Hungari është ende aktive, pra nuk e ka mbyllur.(INA)
Burimi i lajmit:ina-online.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.