Shtyhet për 7 ditë afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, data e fundit 24 qershori

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se afati për konkurrim në konkursin e shpallur më 3 qershor, për rektrutimin e kadetëve për vitin 20224/2025 është zgjatur edhe për shtatë ditë tjera. Në njoftimin e Ministrisë sthuhet se data e fundit për aplikim është 24 qershor 2024 dhe se personat që kanë aplikuar nuk kanë nevojë të […]

Shtyhet për 7 ditë afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, data e fundit 24 qershori

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se afati për konkurrim në konkursin e shpallur më 3 qershor, për rektrutimin e kadetëve për vitin 20224/2025 është zgjatur edhe për shtatë ditë tjera.

Në njoftimin e Ministrisë sthuhet se data e fundit për aplikim është 24 qershor 2024 dhe se personat që kanë aplikuar nuk kanë nevojë të aplikojnë sërish.

“Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë kandidatët e interesuar se afati për konkurrim në konkursin e shpallur më 3 qershor, për rekrutimin e kadetëve për vitin 2024/2025, vazhdohet edhe për shtatë ditë tjera dhe data e fundit për aplikim është deri më 24.06.2024. Të gjithë kandidatët të cilët kanë konkurruar nuk kanë nevojë për rikonkurrim.”