Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite
Karim Benzema është zyrtarizuar si lojtar i ri i klubit saudit, Al-Ittihad. Sulmuesi francez i ka dhënë fund karrierës së tij mbresëlënëse me Real Madridin, për të nisur një aventurë të re. Pas Cristiano Ronaldos, i cili nënshkroi për Al Nassr, një tjetër emër i madh i futbollit do të luajë në Arabinë Saudite. Dhe […]
![Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/benzema-2.png)
Karim Benzema është zyrtarizuar si lojtar i ri i klubit saudit, Al-Ittihad.
Sulmuesi francez i ka dhënë fund karrierës së tij mbresëlënëse me Real Madridin, për të nisur një aventurë të re.
Pas Cristiano Ronaldos, i cili nënshkroi për Al Nassr, një tjetër emër i madh i futbollit do të luajë në Arabinë Saudite.
Dhe natyrisht, për t’i bindur lojtarët e këtij niveli që ta kalojnë në një ligë më inferiore nevojitet një ofertë e majme.
Sipas raportimeve, Benzema do të përfitojë një total prej 600 milionë eurosh neto (rreth 200 milionë euro në sezon) gjatë qëndrimit trevjeçar (deri në vitin 2026) te Al Ittihad – duke i përfshirë edhe marrëveshjet nga reklamat.