“Situata pas vërshimeve më qetë në Pejë, dëmet më të mëdha në qendër të qytetit”

Gëzim Gashi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, dha detaje mbi gjendjen aktuale në komunën e Pejës, pas vërshimeve gjatë së mbrëmjes së shtunës, ku pati dy viktima. Një grua bashkë me fëmijën e saj pesëvjeçar kanë vdekur si pasojë e vërshimeve të mëdha në lagjen “Asllan qeshme” të Pejës. Gashi potencoi se situata me ujë […]

“Situata pas vërshimeve më qetë në Pejë, dëmet më të mëdha në qendër të qytetit”

Gëzim Gashi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, dha detaje mbi gjendjen aktuale në komunën e Pejës, pas vërshimeve gjatë së mbrëmjes së shtunës, ku pati dy viktima.

Një grua bashkë me fëmijën e saj pesëvjeçar kanë vdekur si pasojë e vërshimeve të mëdha në lagjen “Asllan qeshme” të Pejës.

Gashi potencoi se situata me ujë është qetësuar, por dëmet janë shumë të mëdha.

“Shiu është ndalë, situata me ujë është qetësuar, është në rregull. Por, dëmet janë shumë të mëdha, sidomos në qendrën e Pejës. Aty jemi duke e pastruar ujin”, ka thënë Gashi.

Veç dy viktimave, edhe dy persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.